PSG dhe Manchester United janë distancuar për mbrojtësin e Napolit, Kalidou Koulibaly, duke bërë kështu Liverpoolin favorit të qartë para Newcastle United.
Sipas “le10sport.com” në Francë dhe AS në Spanjë, Paris Saint-Germain e ka kthyer fokusin diku tjetër për të forcuar mbrojtjen, derisa ka shumë mundësi që Thiago Silva të qëndrojë edhe një vit tjetër.
Manchester United gjithashtu raportohet se ka hequr dorë, pasi nuk do të paguajë 100 milionë euro, duke i lënë kështu vetëm dy klube nga Premierliga në garë.
Liverpool mbetet favorit për të nënshkruar me Koulibalyn, i cili shihet si partneri ideal për Virgil van Dijk. /Gazeta Express/
AUV ndalon importin e kafshëve të gjalla dhe produkteve të t...
Autobusi bie në lumë, të paktën 10 të vdekur në Nepal
Shqipëria dhe Belgjika vënë në funksion platformën e përbash...
‘1 Tetori’ arenë e përballjeve të dy gjysmëfinaleve të kthim...
“Mirë se erdhe në atdhe, babë!”, lirohet Haxhi Shala
‘Dardanët’ në mbështetje të protestës “Drejtësi, jo po...