Liverpooli dhe Manchester City thuhet se janë duke tentuar të transferojnë Marco Asension nga Real Mdridi.
Mesfushori ofanziv nuk po ka edhe aq shumë hapësirë te Los Blancos, andaj një largim në fund të këtij sezoni mund të realizohet.
Asensio e di se Real Madridi po tenton të transferojë Kylian Mbappen dhe do ta kishte të vështirë të luante rregullisht më në skuadër, transmeton Telegrafi.

Kështu, Zinedine Zidane do të duhet të pajtohet me largimin e spanjollit që po kërkohet me ngulm nga dy gjigantët anglezë.
Por, për ta realizuar transferimin, Liverpooli ose Manchester City duhet të paguajnë rreth 75 milionë euro.
Sipas asaj që raporton Cadena Cope, edhe Paris Saint-Germain është i interesuar në transferimin e Asensios.
Madje, në marrëveshjen për Mbappen, mund të përfshihet spanjolli, në mënyrë që të ulet çmimi i francezit paksa./Arbresh.info/
“Kjo nuk është një get ready with me”: Kurti udhëzon qytetar...
18-vjeçarit në Shtërpcë i kapen 10 cigare me marihuanë
“Vota juaj ka rëndësi” – Hapet edhe qendra e votimit në Amba...
Digjen disa autobusë në një zonë parkimi në Durrës
Ylli i Man Cityt kërkon kalimin te Barcelona
Tajlanda dhe Kamboxhia ndalojnë konfliktin e ashpër me armëp...