Jordan Henderson dhe Coutinho shënuan dy gola të mrekullueshëm në fitoren shumë të rëndësishme që Liverpool shënoi ndaj Manchester City, me rezultat 2-1.
E para në epërsi kaloi Liverpool me super golin e Jordan Henderson. Mirëpo skuadra e Manuel Pellegrinit u rikthye në lojë me golin e shënuar nga sulmuesi boshnjak Edin Dzeko.
Liverpool ishte skuadër më e mirë se Man City, duke dominuar në pjesën e dytë. Fitoren skuadrës së Liverpoolit ia dha lojtari brazilian Coutinho me një gol të mrekullueshëm.
Me këtë fitore Liverpool kalon në pozitën e pestë duke zhvendosur Southamptonin një pozitë më poshtë, ndërsa skuadra e Pellegrinit mbetet me pesë pikë më pak se sa lideri Chelsea./arbresh.info/
Shkëlqimi i Martinez ka tërhequr vëmendjen e Real Madrid
Forbes publikon listën e klubeve më të vlefshme
MPB për sulmet ndaj Policisë në Zveçan: Kriminelët do identi...
ShBA jep 300 milionë dollarë ndihma ushtarake për Ukrainën
Macron: duhet t’i kishim dëgjuar udhëheqësit lindorë p...
Kearns: Sllogani i Djokoviqit me rrënjë të spastrimit etnik