Klubi anglez, Liverpool është duke e monitoruar me kujdes situatën e mbrojtësit te Real Madridit, Danilo.
Mediat britanike shkruajnë se braziliani nuk është i lumtur tek ‘Los Blancos’ që nga transferimi i tij nga Porto sezonin e kaluar, pasi që ai akoma nuk ka siguruar një vend titullari në skuadrën e Zinedine Zidane.
Danilo ka bërë vetëm nëntë paraqitje në La Ligë këtë sezon të garave, dhe thuhet se Real Madridi është i gatshëm ta shes brazilianin në rast se vjen një ofertë në vlerë 21 milionë euro.
Liverpool është në mesin e klubeve të interesuara për 25-vjeçarin, dhe se trajneri i ‘Reds’ Jurgen Klopp është një admirues i Danilos.
Një i vdekur dhe 10 të plagosur nga një sulm rus
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim
“Mallkimi” i Krishtlindjeve – A do të arri...
Gmail po ndryshon rregullat? Adresa juaj e email-it mund të ...
Dehidratimi në dimër mund të ketë pasoja serioze: Ja sa ujë ...
Ushtrimet e mëngjesit apo të mbrëmjes, cila është më e mirë ...