Liverpool po vazhdon interesimin e saj në transferimin e një mesfushori të ri në skuadër.
Së fundi, “Fichajes” raporton se “The Reds” kanë kthyer interesimin për mesfushorin e Real Sociedad, Mikel Merino.
Skuadra angleze në njëfarë mënyrë është “dorëzuar” nga transferimi i Jude Bellingham, pasi Borussia Dortmund kishte këmbëngulur se ai nuk është në shitje.
Merino, i cili më parë ka zhvilluar karrierë në Premier League me Newcastle United, është ende në kontratë më Sociedadin deri në vitin 2025.
E kjo do të thotë se Liverpooli duhet të paguaj një shifër të lartë për të siguruar shërbimet e tij.
Merino është pjesë e Real Sociedad që nga vitit 2018 kur u transferua nga Newcastle United për 12 milionë euro./Arbresh.info

Rashica vendimtar në fitoren e Besiktasit
Tre të lënduar nga dy aksidente në rrugën Prishtinë-Podujevë
Prishtina shënon fitore bindëse ndaj Llapit në derbin e javë...
Kurti: Investimet në polici dhe ushtri do t’i rrisim dhe zgj...
Arsenal kalon me lehtësi në rrethin tjetër të FA Cup
“Liria ka Emër” publikon orarin e autobusëve nga komunat për...