Thiago Alcantara vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes, para merkatos së verës.
Ylli spanjoll, Thiago Alcantara, i cili aktivizohet me skuadrën e Bayern Munich, lidhet me një largim të mundshëm nga ‘Allianz Arena’.
Mesfushori tash e sa kohë po lidhet me një kalim të mundshëm te Liverpool, por këta të fundit duket të mos kenë bërë akoma hapa konkret drejt tij.
Këtë e ka konfirmuar edhe shefi ekzekutiv i Bayern Munich, Karl Heinz Rummenigge.
“Hasan (Salihamidzic) ka pasur bisedime me Thiagon. Ato ishin gjithmonë pozitive, por Thiago i kishte thënë Hasanit kohë më parë se ai dëshiron diçka të re për fundin e karrierës”, ka thënë Rummenigge, transmeton lajmi.net.
“Deri më tani, asnjë klub nuk ka kontaktuar me ne. Nuk e dimë nese ai ka rregulluar gjërat me ndonjë klub të ri”, ishin fjalët e shefit ekzekutiv të Bayern.
Thiago Alcantara pëlqehet shumë nga trajneri i Liverpool, Jurgen Klopp, dhe një bashkim i tyre te Liverpool ka shumë mundësi të ndodh gjatë kësaj vere.
Kurti: Po synojmë të jemi të suksesshëm në konstituimin e Ku...
“Liria ka emër” merr përkrahjen edhe nga presidentja Osmani
Berisha: Do të votojmë për kryetarin e Kuvendit dhe presim t...
Nis seanca konstituive e Kuvendit
Pacolli sqarohet për kredinë e garantuar për Naim Murselin, ...
MABCO: Hapja e aeroportit të Vlorës në rrezik