Liverpool ka arritur që të sigurojë fitore përballë Nottingham Forest, në një ndeshje mjaft të hapur.
Përballja e zhvilluar në “Anfield” përfundoi me rezultat të ngushtë 3:2.
Pjesa e parë u dominua nga skuadra e Jurgen Klopp, me Ibrahima Konaten e Diogo Jotan që iu afruan golit, por të dy goditën jashtë.
Në pjesën e dytë dhe Liverpool kaloi në epërsi pothuajse menjëherë pasi Jota shënoi me kokë nga një distancë e afërt.
Por Forest u barazua brenda katër minutave, ndërsa përpjekja e devijuar e Neco Williams mundi Alisson dhe shkoi në këndin e sipërm.
Një pjesë e dytë e çmendur mori një tjetër kthesë teksa Jota gjeti hapësirë brenda zonës së rreptësisë dhe e qoi topin në rrjetë.
Por, për herë të dytë Forest barazoi rezultatin, pasi Morgan Gibbs-White shënoi pëe 2:2.
Anfield shpërtheu vetëm dy minuta më vonë, ndërsa Mohamed Salah rimori epërsinë e “The Resds”.
Liverpool vazhdon të luftojë për një vend që e qon atë në garat evropiane, pasi gjendet vetëm në vendin e shtatë, kurse Forest është në vendin e 19./Arbresh.info/
Natë tragjike në Kosovë: Tre persona humbin jetën
Hansi Flick kërkon përforcime, Barcelona i “sakrifikon” dy y...
Ra nga lartësia, vdes 44-vjeçari nga Prizreni
Investimet në transport dhe zhvillim ekonomik, fokus i komun...
Klodi për Elijonën: Rrence e viktimë …
Agjërimi ndihmon në përsosjen e koagulimit të gjakut, sipas ...