Liverpool vazhdon të jetë favoriti për të transferuar yllin e RB Leipzig, Timo Werner.
Gjermani gjatë muajve të fundit është i lidhur me kalimin te “Reds”, por gjiganti anglez ende nuk ka bërë ndonjë ofertë zyrtare, transmeton portali arbresh.info.
Por, sipas Independent, Liverpool është duke prirë garën për Werner, i cili kërkohet edhe nga Chelsea e Manchester United.

Klauzola e lirimit të Werner është 51 milionë euro, vlerë të cilën Liverpool kishte plan ta paguajë, por shkaku i pandemisë së koronavirusit planet kanë ndryshuar.
Werner ka qenë i mrekullueshëm gjatë këtij sezoni duke shënuar plotë 27 gola dhe kontribuar me 12 asistime në 36 paraqitje në të gjitha garat./arbresh.info.
Komandanti i FSK-së e pret në vizitë zyrtare Agjutantin e Pë...
Kredia 90 miliardëshe për Ukrainën, BE-ja optimiste për vend...
Kombëtarja e Kosovës tek vajzat me ngritje historike në rang...
Deputetja Ymeri kritikon rritjen e çmimit të energjisë elekt...
Tahiri kërkon ulje të tarifave të rrymës: Pas zgjedhjeve çmi...
E pazakontë: Hajnat vjedhin eshtrat e gruas që vdiq 17 vjet ...