Mohamed Salah duket se po luan sezonin e tij të fundit me Liverpoolin dhe do të largohet një vit para përfundimit të kontratës, e cila skadon në qershor të vitit 2027.
Kampioni në fuqi i Premier League duket se ka piketuar zëvendësuesin ideal të egjiptianit dhe ka nisur tashmë kontaktet e para.
Mediet britanike bëjnë me dije se objektivi madhor i Liverpool për verën e ardhshme është sulmuesi anësor i Newcastle, Anthony Gordon.
24-vjeçari ka shënuar 10 gola dhe ka dhënë 5 asiste këtë sezon, por më shumë se statistikat është ndikimi që ai ka në ekip, gjë që e bën atë të jetë një profil interesant për këdo.
Sipas raportimeve të ndryshme, oferta e parë e Liverpool për sulmuesin anësor do të jetë 95 milionë euro.
Sigurisht që Newcastle nuk është aspak një ekip i lehtë për të arritur marrëveshje të tilla, kujtojmë këtu “telenovelën” me Alexander Isak verën e kaluar.
Gordon ka një kontratë aktuale deri në vitin 2030, gjë që i vendos “Qymyrxhinjtë” në pozitë komode për negociatat.
Ushqimet ideale për një gjumë më të qetë
Lajm i madh për Al-Nassr, rikthehet Cristiano Ronaldo
Parashikimi i motit për të premten
Trajneri i Bosnjës, Sergej Barbarez pritet si ”hero” në qyte...
Dërgimi i FSK-së në Gaza:, Ziv: Të lumtur që Kosova u përfsh...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...