Liverpooli ka arritur të shënoj fitore ndaj Lutonit me rezultat 4-1 në kuadër të xhiros së 26-të në Premier League,
Ishte Lutoni që befasoi Liverpoolin në minutën e 12-të kur realizoi përmes Chiedozie Ogbene, shkruan Arbresh.info.
Me epërsinë e Lutonit përfundoi edhe pjesa e parë.
Mirëpo “The Reds”, hyn fuqishëm në pjesën e dytë dhe fillimisht barazuan në minutën e 56-të, me anë të Virgil Van Dijk.
Rikthimin e kompletoi Cody Gapko, holandezi tjetër që realizoi dy minuta më vonë.
Teksa goli i tretë u shënua nga Luis Diaz në minutën e 71-të.
Për rezultatin final 4-1 u përkujdes Eliott që shënoi në minutën e 90-të.
Me këtë fitore Liverpooli shkon në kuotën e 60 pikëve, katër më shumë se City, e pesë më shumë se Arsenali, por që ka një ndeshje më shumë./Arbresh.info/
KEK-u shkyç Njësinë B1 për shkak të rrjedhjeve të avullit
Tri gjigantë të Premier League pas Jules Kounde
Osmani: Tre kampionë që vazhdojnë ta bëjnë Kosovën krenare
Arabia Saudite njofton investime të reja të mëdha në Siri
Të paktën tre të vrarë nga sulmet e fundit ruse në Ukrainë
Arrestohet në Spanjë shqiptari i shpallur në kërkim prej më ...