Mediat e huaja kanë raportuar për interesimin e Liverpoolit si dhe Bayern Munichut për trajnerin e Bayer Leverkusenit, Xabi Alonso.
Alonso është duke pasur rezultate të mira me skuadrën gjermane, andaj edhe ka tërhequr vëmendjen e dy gjigantëve, mirëpo një largim i tillë nuk pritet të ndodhë, shkruan Arbresh.info.
Kështu të paktën ka thënë drejtori sportiv i Bayern Leverkusenit, Simon Rolfes.
Rolfes tha se Alonso do të qëndrojë së paku edhe një sezon tek skuadra gjermane.
“Jam i sigurt se Xabi do të qëndrojë. Ai është i lidhur me kontratë dhe ndihet mirë me ne. Ai ka një ekip shumë të mirë me perspektivë për sezonin e ardhshëm. Secili tani ka rolin e tij në klub dhe cilësinë për ta luajtur. Ne nuk varemi nga një sistem, ai përshtatet me lojtarët që janë në dispozicion”, ka thënë Rolfes për Sport1.
Leverkuseni aktualisht gjendet në pozitën e parë të tabelës në Bundes Liga, ndërsa ka shumë gjasë që mund ta mbyll sezonin me trofeun e kampionatit gjerman, Kupën e Gjermanisë si dhe European League. /Arbresh.info/
Trump pranon armëpushim dyjavësh me Iranin
Kanye Westit i ndalohet udhëtimin drejt Mbretërisë së Bashku...
Juela eliminohet nga Big Brother VIP Albania 5 më pak se dy ...
Keni rezistencë ndaj insulinës? Këto ushqime ju ndihmojnë ta...
Bogujevci takoi të Ngarkuarën me Punë në Ambasadën amerikane
Tensionet rajonale/ SHBA këshillon shtetasit e saj të rishqy...