Jemi futur në ditën e fundit të afatit kalimtar veror për transferimin e futbollistëve.
Klubet angleze kishin të drejtë transferimin e futbollistëve deri më 8 gusht, ndërsa katër kampionatet tjera të mëdha evropiane, La Liga, Bundesliga, Serie A dhe Ligue 1 do të mund të kryejnë transferime deri më 2 shtator (e hënë).
Skuadrat gjermane do të mund të transferojnë futbollistë deri në ora 17:00, ndërsa ato italiane kanë kohë katër orë më shumë, pasi afati mbyllet në ora 21:00.
Ndërkohë afati kalimtar në La Liga dhe Ligue 1 mbyllet në ora 23:00.
Telegrafi edhe këtë herë do të ju mbajë të informuar në kohë reale me më të rejat rreth transferimit të futbollistëve në kampionatet e mëdha evropiane.
Portieri i Përfaqësueses së Kosovës, Samir Ujkani është në bisedime me Torinon për një rikthim të mundshëm në Serie A.
Klubi i madh italian po e kërkon reprezentuesin kosovar si zëvendësues të Salvatore Sirigu.
Ujkani është një futbollist i lirë dhe marrëveshja mes palëve pritet të ndodhë ditën e hënë.

8 minuta = Ante Rebic ka kërkuar transferimin te Milani?
Ante Rebic është lënë jashtë skuadrës së Eintracht Frankfurtit për përballje ndaj Fortuna Dusseldorf, derisa lidhet me një kalim te Milani në ditën e fundit të afatit kalimtar.
Sulmuesi kroat lidhet me një kalim edhe te Nerazzurët, mirëpo Rossonerët mund t’i marrin shërbimet para se të mbyllet afati kalimtar më 2 shtator.
9 minuta – Juve i ofron Barcelonës gjashtë lojtarë për Rakiticin dhe Umtitin
Juventusi po insiston që ta transferojë dyshen e Barcelonës, Samuel Umtiti dhe Ivan Rakitic, në këto dy ditë të fundit të afatit kalimtar.
Zonja e Vjetër është në bisedime me kampionin aktual të La Liga-së që disa javë për dy lojtarët, ndërsa kanë ofruar në marrëveshje disa emra.
11 minuta = Icardi mund të huazohet te Valencia?
Sipas asaj që raporton Calciomercato, Interi dhe Valencia kanë filluar negociatat për huazimin e Mauro Icardit.
Bisedimet do të udhëhiqen nga agjenti i famshëm në botën e futbollit Jorge Mendes edhe me agjente kryesore e sulmuesit është bashkëshortja e tij, Wanda Nara.
Agjenti portugez ka raportet shumë të mira me pronarin e skuadrës spanjolle, Peter Lim dhe po e ndihmon atë që të arrijnë sa më parë një marrëveshje.
13 minuta – City e refuzon ofertën e Romës për Foden
Roma ka tentuar që ta transferojë në formë huazimi talentin e Manchester Cityt, Phil Foden, mirëpo është refuzuar oferta e tyre nga Citizens.
Qytetarët e Vlorës në revoltë për mungesën 72 orë të ujit, b...
Numërohen 99% e votave – VV e para me 49.39%
Trump pret Zelenskyn në rezidencën e tij : Takim i shkëlqyer...
Shikoni fotot e Jaguar XJ6 të vitit 1981
Lista Serbe: Kemi fituar të dhjetë ulëset e rezervuara për k...
Telefonat inteligjentë do të bëhen shumë më të shtrenjtë, ja...