Basketbollisti i kombëtares së Kosovës, Lis Shoshi ka vazhduar kontratën me Golden Eagle Ylli.
Shoshi dhe Ylli kanë zgjatur marrëveshjen e bashkëpunimit edhe për dy vite tjera, shkruan Arbresh.info.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi përmes një postimi në rrjetin social Facebook.
“Lis Shoshi, i shumëkërkuari nga klubet në Kosovë, e di se ku është më së miri – në shtëpinë e kampionëve”.
“Lisi do të jetë për dy vite pjesë e Golden Eagle Yllit. Në vitin jubilar – 50 vjet Golden Eagle Ylli – bashkohemi më të fortë se kurrë”, shkruhet në njoftimin e Yllit./Arbresh.info
Një muaj paraburgim për shoferin që goditi për vdekje 27-vje...
Sulmet amerikane-izraelite godasin centralin bërthamor irani...
Shqipëria publikon listën për ndeshjen ndaj Polonisë në play...
Rama mbjell lule bashkë më fëmijët e kryeqytetit në ditën e ...
21 marsi, Dita Botërore e Sindromës Down
KRU “Prishtina”: Konsumatorët që nuk nënshkruajnë kontratën ...