Klubi me traditë i futbollit kosovar, Liria, të premten do ta mbajë Kuvendin e Punës.
Në këtë Kuvend pika kryesore do të jetë miratimi i raportit financiar mes dy kuvendeve, atij paraprak dhe këtij aktual, shkruan Gazetasheshi.com.
Ndërkohë, do të shqyrtohen edhe pika të tjera. Siç njofton sekretari i klubit prizrenas, Bashkim Kajdomçaj, do të propozohet edhe ndryshimi ose ridizajnimi i logos së klubit.
Nëse kuvendarët e aprovojnë këtë, atëherë do të hapet konkursi dhe logo më e mirë do të votohet për ndryshim.
Ndryshe, logo aktuale e klubit të Lirisë është bërë në vitet e 90-ta.
Në këtë Kuvend do të shqyrtohen edhe pika tjera. /Gazetasheshi.com/
![]()
48-vjeçari gjendet pa shenja jete në Mitrovicë
“Ekipi i Kosovës” – Hoffenheim poston foto...
Tirana pret nesër Samitin e Diasporës, Rama: Fokusi, te hist...
I shpallur në kërkim nga Italia, arrestohet 51-vjeçari në Ti...
Vajza e Trumpit në Shqipëri, pritet të takohet me kryeminist...
Sot nafta dy cent më lirë se dje