Kanë pëfunduar të gjitha ndeshjet në dy grupet e Ligës së Parë, ku tashmë kemi dy kampione të cilat kanë siguruar pjesmëmarrjen në Superligë për edicionin 2025/26.
Drenica u shpall kampione në grupin A, teksa Prishtina e Re siguroi sot titullin, pas një lufte të ashpër me Vushtrrinë, shkruan Arbresh.info.
Pas një lufte të ashpër deri në xhiron e fundit Liria arriti pozitën e dytë në grupin A, kurse Vushtrria në grupin B.
Kështu këto dy skuadra Superligën do ta kërkojnë përmes barazhit.
Skuadra që e fiton këtë përballje mes Lirisë dhe Vushtrrisë, do të luaj pastaj me ekipin i cili renditet në vendin e tetë në Superligë./Arbresh.info


Kosova ngritet për një pozitë në ranglistën e FIFA-s
Kryetarja Haxhiu bëri homazhe në Lubeniq të Pejës
Yamal reagon ndaj racizmit: Jam edhe unë mysliman
Nis verifikimi i njëhsorëve elektrikë, disa që kishin mospër...
Trump: SHBA-të do të largohen nga Irani shumë shpejt
Po kërkohej përmes Interpolit, ekstradohet nga Zvicra në Kos...