Skuadra kampione e Kosovës në futsall, FC Liqeni ka mësuar njërin prej tre kundërshtarëve të fazës “Main Round” në Ligën e Kampionëve.
Shorti i hedhur sot në Nyon, e ka vendosur kampionin e Kosovës në Grupin 6, e ku për kundështar do ta ketë kampionin e Bjellorusisë, FC Stalista, si dhe fituesit e grupeve B dhe E të fazës paraeliminatore, thuhet në njoftimin e FFK-së.
Në Grupin B të fazës parakualifikuese janë JB Futsal Gentofte (Danimarkë), Fortuna Wiener Neustadt (Austri), PYF Saltires (Skoci) dhe Amigo Northwest (Bullgari), derisa në Grupin E bëjnë pjesë Piast Gliwice (Poloni), Doukas (Greqi), Nistru Chişinău (Moldavi) dhe Technion Haifa (Izrael).
Ndeshjet e fazës ‘Main Round” do të zhvillohen prej 25 deri më 30 tetor, në Pallatin e Sportit në Prishtinë./arbresh.info/
Irani paralajmëron anijet që kalojnë nëpër Ngushticën e Horm...
Parashikimi i motit për nesër
Chelsea pritet t’i largojë shtatë lojtarë në verë
Vdesin 6 anëtarë të forcave amerikane pas sulmeve nga Irani
Tjetër hap fals i Realit në luftë për titull – mposhte...
Avionët amerikanë largohen nga Spanja pasi ndaluan objektet ...