Lionel Messi ka zbuluar se trupi i tij nuk mund të përballojë më që të luaj në çdo ndeshje të çdo sezoni.
Sulmuesi argjentinas është lënë në bankinë tri herë brenda këtij sezoni nga trajneri Ernesto Valverde dhe ka nisur dy ndeshjet e fundit në Ligë të Kampionëve në bankinë, transmeton portali arbresh.info.
Në vitet e kaluara, mungesa e Messit ishte e padëgjuar por tani në moshën 30 vjeçare ai beson që nuk mund të luaj futboll pa u ndalur.
“E kam mësuar që sezoni është i gjatë, që këtu janë disa kohëra që janë më të vështira sesa të tjerat sepse vitet fluturojnë dhe trupi im e paguan çmimin që luan në shumë ndeshje”, ka thënë Messi për ‘TYC Sports’.
“E kam kuptuar që nganjëherë nuk është mirë”
Vëmendja e Messit është kthyer në Kampionatin Botëror në Rusi verën e ardhshme, ku ai mendon se Argjentina është para një turneu shumë të vështirë./arbresh.info/
Alarm për bombë në aeroportin e Prishtinës
Bora fiton ndaj Vëllaznimit e Peja mposht Rahovecin 029
Netanyahu pas sulmeve të sotme të Iranit: Një natë shumë e v...
Çështja për administrimin e drejtësisë/ Në prill vijojnë sea...
Sulme raketore iraniane pranë një impianti bërthamor izraeli...
Rama i pakënaqur me punën e sekretariateve në parti, paralaj...