Ylli i Barcelonës, Lionel Messi ka përsëritur dëshirën e tij për të përfunduar karrierën e tij te klubi i fëmijërisë Newell’s Old Boys në Argjentinë.
30-vjeçari, kontrata e të cilët në Camp Nou skadon qershorin e ardhshëm dhe rinovimi ende nuk është nënshkruar, dëshiron të luaj për klubin me bazë në Rosario ku shpenzoi gjatë viteve të karrierës së tij si i ri, transmeton portali arbresh.info.
“Do doja të luaja për Newell’s Old Boyes, në stadiumin në të cilin kam parë shumë ndeshje”, ka thënë Messi për ‘TyC Sports’.
“Nuk e di se çfarë do të ndodh në vitet e ardhshme dhe si do të ndihem. Tani, jam duke jetuar ditë pas dite dhe nuk jam i fokusuar në të ardhmen”
Messi u transferua në Kataloni në vitin 2001 si një 13 vjeçar dhe është kthyer tani si një yll i “Blaugranëve”./arbresh.info/
Britania e Madhe i ndalon hyrjen influencueses që dogji Kura...
“Synojmë turistët që konsumojnë shumë”, Rama kritika për tre...
Irani do të vendosë “si të vazhdojë” ndërsa afat...
Ngjarje e rëndë në Mushtisht të Suharekës: Vdes 48-vjeçari, ...
E papritur, jep dorëheqje shefi i Apple, kompania zyrtarizon...
Alergjitë ushqimore: Mbi 90 për qind e reaksioneve lidhen me...