Tani janë bërë pesë vite që nga hera e fundit që Lionel Messi ka shënuar gol në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.
Raundi i çerekfinales është bërë si një varrezë për katalunasit gjatë viteve të fundit për shkak se janë eliminuar katër herë nga pesë vitet e fundit në këtë fazë, transmeton portali arbresh.info.
Në mënyrë të pashmangshme kjo ka qenë një barrë edhe për Lionel Messin gjithashtu, i cili shënon shumë në raundin e tjera dhe kompeticionet, por që nuk mund të gjej rrjetën në çerekfinale.
Ai nuk arriti të realizojë në të dy ndeshjet, por ndërmjet tyre realizoi një hat-trick gjatë përballjes së Barcelonës kundër Leganes.
Goli i tij i fundit në këtë fazë ishte shënuar në barazimin 2 me 2 kundër Paris Saint Germain në Parc des Princes gjatë vitit 2013./arbresh.info/
Ngushtica e Hormuzit, më shumë se naftë, arteria jetike për ...
Izraeli paralajmëron përshkallëzim sulmesh ndaj Iranit, teks...
Kosovarët pas festës së Bajramit ia mësyjnë Shqipërisë, fluk...
Ministri Muja në Ditën e Pyjeve: 500 mijë fidanë për institu...
Kusari-Lila: Çmimet e naftës varen nga importi, s’ka vend pë...
Orav: Asociacioni mbetet obligim, kërkohen qasje të reja në ...