Sipas raporteve në Spanjë, Lionel Messi i ka thënë presidentit të Barcelonës, Josep Maria Bartomeut, se do të nënshkruaj kontratë të re.
Superylli ka qenë në një situatë të bllokuar me bordin e klubit rreth kontratës së tij, e cila skadon në qershor të vitit 2018, transmeton portali arbresh.info.
Gazeta spanjolle ‘Mundo Deportivo’ raporton që Bartomeu tashmë ka folur me babain e Messit, Jorgen, i cili është njëkohësisht agjenti i sulmuesit. Ata pretendojnë se Messi dëshiron të nënshkruaj marrëveshje të re me klubin.
Bazuar në kontratat që i janë dhuruar së fundmi Neymarit, Sergio Busquets dhe Javier Mascheranos, Messi pritet të siguroj një pagë vjetore prej 35 milionë funta ose 670.000 funta në javë.
Sulmuesi brazilian Neymar ka konfirmuar së fundmi se Messi do të vazhdoj qëndrimin te gjiganti katalunas./arbresh.info
Këtu mund të gjeni qendrën tuaj të votimit
Edon Zhegrova pas fitores ndaj Pisas: Forca jonë është grupi...
Polonia ndërton fortifikime me topa e mitralozë për të mbroj...
Radoniqi voton i pari në Pejë
Zgjedhjet e parakohshme, nisin votimet në Kosovën
Sa ishte numri i personave që votuan në 25 përfaqësi diploma...