Futbollisti argjentinas Lionel Messi, është numri një në histori.
Kjo sipas Federatës Ndërkombëtare të Historisë dhe Statistikave të Futbollit, e cila fundjavën e kaluar përpiloi renditjen e saj të 10 lojtarëve më të mirë të të gjitha kohëve.
Sipas IFFHS-së, renditja u bazua në statistikat individuale dhe kolektive të të gjithë lojtarëve në fjalë.
Në karrierën e tij, Messi i ka grumbulluar 46 tituj me skuadrat si Barcelona, Paris Saint Germain, Inter Miami si dhe me kombëtaren e Argjentinës, me të cilën e fitoj edhe Kupën e Botës në vitin 2022.
Aty nuk janë përfshirë edhe trofetë individuale (tetë topa të artë).
Ai është futbollisti me më shumë tituj në historinë e futbollit : 35 me Barcën; tre me PSG-në; dy me Inter Miami dhe gjashtë me Argjentinën ( në të gjitha garat)
Vendi i dytë i shkon legjendës së Brazilit Pelé, lojtarit me më shumë fitore në Kupën e Botës në histori (1958, 1962 dhe 1970), ndërsa i treti është Diego Maradona, i cili, ashtu si Messi, arriti një Kupë Bote (1986) dhe vendin e dytë (1990), ndër shumë arritje të tjera me klubet e tij.
Luis Enrique shpallet trajneri më i mirë i klubeve në botë p...
Aksident në Malësinë e Madhe, kamioni del nga rruga, lëndohe...
Nesër votohet në përfaqësi diplomatike, KQZ-ja del me detaje
KFOR zhvillon stërvitje me helikopterin Black Hawk në Kampin...
Mbingarkesa djeg kabllot në Ferizaj, lë pa rrymë një pjesë t...
Zelensky planifikon të takohet me Trumpin të dielën për të b...