Tifozët e Barcelonës janë të shqetësuar që Lionel Messi nuk ka nënshkruar ende rinovimin e kontratës për katër vite, por klubi duket se ka ndërmend t’i ofroj atij një marrëveshje jetësore.
Argjentinasi pranoi marrëveshjen e re në muajin korrik por ende nuk ka vendosur lapsin për të zyrtarizuar gjithçka dhe disa ende e shohin të dyshimtë të ardhmen e tij në Camp Nou, transmeton portali arbresh.info.
30-vjeçari ka nisur sezonin në formë të shkëlqyer duke shënuar 15 gola brenda të gjitha kompeticioneve.
Por, edhe pse nuk realizoi kundër Malagas mbrëmjen e së shtunës, Lionel Messi kishte një rol të madh në fitoren 2 me 0. Fituesi i pesëfishtë i Topit të Artë krijoi një asistim te Andres Iniesta që dyfishoi epërsinë e Barcelonës në pjesën e dytë
Ishte një fitore lehtë për skuadrën e Ernesto Valverdes, që tani qëndron tetë pikë para Real Madridit.
Pavarësisht fitores, pamjet shfaqin dy momente kur Messi nuk ishte plotësisht i kënaqur.
Të dyja kanë ndodhur derisa Ivan Rakitic ishte në posedim të topit. Në vend që të pasonte topin përpara, kroati pasonte atë prapa ose në pjesët anësore.
Në videon më poshtë mund të shikoni reagimet e Messit në të dy momentet./arbresh.info/
Messi annoyed at Rakitic @MoRosement pic.twitter.com/A3K3D4k1Um
— SBLIX CHAMPS. ?? (@vzqzcrls) October 21, 2017
https://twitter.com/GMS678/status/921865399662235650
Messi annoyed at Rakitic @MoRosement pic.twitter.com/A3K3D4k1Um
— SBLIX CHAMPS. ?? (@vzqzcrls) October 21, 2017
https://twitter.com/GMS678/status/921865648602603520
PS kërkon nga Kuvendi i Shqipërisë deklaratë kundër gjykimit...
Kush përfiton nga paga e 13-të? Murati jep detaje
Grabitje e armatosur në një bankë në Tiranë
Gjykata merr vendim për nëntë persona të dyshuar për keqpërd...
Dhuna në protestë/ Prokuroria e Tiranës do referojë në SPAK ...
Zyrtare: Tuchel rinovon kontratën me kombëtaren e Anglisë