Ylli i Barcelonës dhe Argjentinës, Lionel Messi thotë se është “optimist” për ndeshjen e Spanjës të martën, pavarësisht se është në mungesë të përgatitjeve.
Messi mungoi në fitoren 2 me 0 të Argjentinës kundër Italisë të premten për shkak të një dhimbje në kofshë dhe “Albiceleste” ka konfirmuar në faqen e tyre zyrtare në rrjetin social Twitter se lojtari ka anashkaluar stërvitjet të nesërmen duke bërë një punë “rigjeneruese” në vend të tyre, transmeton portali arbresh.info.
“Jam stërvitur normalisht dhe nuk kam ndier dhimbje, por ekziston ende një shqetësim prandaj ne kemi vendosur që kjo ishte gjëja më e mirë, për të sqaruar gjithçka rreth asaj që do të vije”, ka thënë bartësi i fanellës me numër 10.
“Ndihem optimist për të martën. Dua me të vërtetë të luaj”
Miqësorja e së martës zhvillohet në stadiumin Wanda Metropolitano të Atletico Madridit./arbresh.info/
Trump pranon armëpushim dyjavësh me Iranin
Kanye Westit i ndalohet udhëtimin drejt Mbretërisë së Bashku...
Juela eliminohet nga Big Brother VIP Albania 5 më pak se dy ...
Keni rezistencë ndaj insulinës? Këto ushqime ju ndihmojnë ta...
Bogujevci takoi të Ngarkuarën me Punë në Ambasadën amerikane
Tensionet rajonale/ SHBA këshillon shtetasit e saj të rishqy...