Trajneri i Barcelonës, Ernesto Valverdo mund të shes Jordi Alban këtë verë, diçka që mund të zemëroj superyllin Lionel Messi
Barcelona ka konfirmuar se Valverde do të jetë si pasardhës i Luis Enriques pasi spanjolli largohet pas tri sezoneve të suksesshme në ‘Nou Camp’, transmeton portali arbresh.info.
Lexo edhe: Goditja e lirë më e tmerrshme e Cristiano Ronaldos në karrierën e tij (VIDEO)
Ish trajneri i Athletic Bilbaos do të marrë detyrën te një skuadër e pajisur me superyje, por me titullin e La Ligas të humbur nga rivali i tyre i përbetuar Real Madridi.
Pavarësisht dominimit në futbollin evropian gjatë dekadës së fundmi, shumë besojnë se Barcelona është në rënie dhe raporte të ndryshme nga Spanja pretendojnë se Valverde është duke përgatitur një ndryshim të madh në skuadër për t’i siguruar klubit titullin evropian dhe atë në ligë sezonin e ardhshëm.
Lexo edhe: Granit Xhaka i pandalshëm nga yjet e Chelseat (VIDEO)
‘Don Balon’ pretendon se 53-vjeçari është i gatshëm të dëgjojë ofertat që shtrohen për Jordi Alban pavarësisht faktit që lojtari ka fituar 11 torfe gjatë pesë viteve te gjiganti katalunas.
Mbrojtësi i krahut të majtë ka pasur vështirësi këtë sezon nën udhëheqjen e Luis Enriques duke ngjallur kështu dyshime për një transferim të mundshëm në Premierë Ligë te Manchester United ose Chelsea.
Raporti poashtu shton se vendimi nga Valverde për shitjen e tij mund të zemëroj Messin.
Dyshja janë shumë shokë të ngushtë jashtë fushës dhe reprezentuesi argjentinas e vlerëson Alban si një aset të madh në klub./arbresh.info
Kurti përkujton dy figura të mëdha të kulturës shqiptare
Sipas një zyrtari amerikan Trumpi ka refuzuar një plan izrae...
Konflikti me Iranin/ 5 shqiptarë të bllokuar në Izrael, Meri...
Netanyahu mohon planet për të vrarë liderin suprem të Iranit
“Gjykata Speciale është monoetnike”, Bajrami: Kam deponuar p...
Kancelari gjerman thotë se Irani nuk mund të ketë armë bërth...