Klubi nga Gjibraltari, Lincoln Red Imps, është duke menduar të bëjë ankesë në UEFA për ndeshjen e shtyrë me Prishtinën.
Ndeshja e paraparë të luhej të martën në Gjibraltar mes dy klubeve në kuadër të para-kualifikimeve në Ligën e Evropës u shty shkaku që te Prishtina rezultuan pozitiv me coronavirus tetë anëtarë.
Pas presionit të madh, UEFA vendosi të ri-caktojë një datë të dytë për këtë duel.
Dita e shtunë u caktua si koha e orarit të ri të ndeshjes, por me kushtin që Prishtina të paraqitet me lojtarë dhe staf tjetër në këtë takim.
Prishtina madje në një komunikatë zyrtare ka falënderuar nikoqirin Lincoln Red Imps që sipas tyre pranoi që ndeshja të ri-luhej në një orar tjetër.
Megjithatë, mediat në Gjibraltar kanë raportuar që skuadra nga ky vend është duke shqyrtuar mundësinë e ankesës për këtë vendim të UEFA-s.
Presidenti i klubit Lincoln, Dylan Viagas ka thënë për Gibraltar News se nuk pajtohet me vendimin e UEFA-s që skuadra e tij të mos fitojë ndeshjen në tavolinë me rezultat zyrtar.
Kryeministri Kurti mori pjesë në Konferencën e Londrës për M...
Ligji për çmimet tavan, Murati: Nuk është kundër bizneseve, ...
Konflikti në Lindjen e Mesme/ Industria e aeroporteve parala...
LDK-ja nuk voton: Mos i kaloni ligjet pa debate, mos imponon...
PDK-ja kundër propozimit të LVV-së për shmangie të procedurë...
Krasniqi Goodman dhe Tahiri emërohen të deleguara për të mbi...