Kanë përfunduar tetë ndeshjet të zhvilluara mbrëmë në Ligën e Kampionëve.
Rezultatet në Ligën e Kampioneve kanë bërë që të shkojë në 10 numri i skuadrave të kualifikuara në fazën me eliminim direkt të ligës më prestigjioze evropiane për klube.
Atletico Madrid dhe Lazio nga Grupi E, Borussia Dortmund nga Grupi F dhe Barcelona nga Grupi H, tani duhet të mendojnë për fazën tjetër të turneut, duke iu bashkuar ekipeve që kishin siguruar që më parë praninë e tyre atje.
Mes ekipeve të kualifikuara, Bayern Munich dhe Manchester City janë që tani të sigurt për vazon e parë në shortin e ardhshëm, ndërsa Lepizig se do të jetë në vazon e dytë.
Bayern Munich, Real Madrid, Inter, Real Sociedad, Atletico Madrid, Lazio, Borussia Dortmund, Manchester City, Leipzig dhe Barcelona janë gjitha skuadrat që kanë “prerë” biletën për fazën tjetër deri më tani./Lajmi.net/
“Duhet të shkojmë ‘all-in’ dhe të japim gjithçka, beso...
Kryeministri i ri i Hungarisë ia bën të qartë Putinit: Nuk d...
Slot para sfidës me PSG: Mision i vështirë, por jo i pamundu...
Fatban Bunjaku emërohet zëvendësministër i parë në MINT
Publikohen pamje nga momenti i përleshjes së Butës në Feriza...
15 ditë afat për presidentin, pushteti e opozita pa lëvizje ...