Sulmuesi i Bayern Munich, Robert Lewandowski, është rikthyet në stërvitje të hënën, dy javë pasi i lëndoi ligamentet e gjurit në një ndeshje për kombëtaren e Polonisë.
32-vjeçari kreu vrapime të shpejta dhe disa ushtrime me topin në një seancë stërvitore individuale të hënën.
Ai i shënoi dy gola në fitoren e Polonisë 3:0 kundër Andorrës në një ndeshje të Grupit I kualifikues për Kupën e Botës 2022 më 28 mars, por u detyrua ta braktisë fushën në minutën e 63-të.
Fillimisht, u tha se ai do të mungojë rreth një muaj dhe nuk ishte në gjendje të paraqitej kundër RB Leipzig, Paris Saint-Germain dhe Union Berlin.
Ai nuk ka udhëtuar me Bayernin drejt Parisit për ndeshjen e kthimit çerekfinale kundër PSG-së në Ligën e Kampionëve dhe nuk do të jetë në gjendje t’i ndihmojë kampionit në fuqi ta përmbysë humbjen 3:2 në shtëpi. /Gazeta Express/
Kaos dhe rrezik për qytetarët në punimet e sheshit ‘Xh...
Moti sot në Shqipëri
Irani hedh poshtë kërkesën e Trump për të hapur Ngushticën e...
Pasojat e luftës ndihen edhe në mjedis, paralajmërimi i OKB:...
Irani, vendi me ndërprerjen më të gjatë të internetit në his...
Kurti e Abdixhiku takohen sot për çështjen e presidentit