Robert Lewandowski ka folur në lidhje me transferimin e tij te Barcelona.
Lewandowski ishte dëshira më e madhe për merkaton e verë te klubi i Barcelonës.
Për të marrë shërbimet e yllit polak, ekipit katalanas iu desh të mundohej shumë.
Pavarësisht asaj, ata arritën që transferimi i tij të ndodh, përcjell lajmi.net.
Puna e madhe e Barçës për të marrë atë në ekip duket se po shpërblehet, kjo pasi polaku ka 12 gola dhe dy asistime në nëntë ndeshje me ekipin e tij të ri.
Së fundmi në një intervistë, sulmuesi tha se kur Barça e telefonoi, ai nuk mendoi dy herë.
“Real Madridi ishte interesuar për mua në disa raste, por kur Barcelona më thirri, nuk u mendova dy herë. E dija që klubi nuk ishte në momentin më të mirë, por gjithmonë kam menduar për të ardhmen. Barcelona do të jetë sërish ndër më të mëdhenjtë”, tha Lewa.
Transferimi i tij në ‘Spotify Camp Nou’ po del të jetë mjaft i mirë për ekipin./lajmi.n/
Kryeministri i Grenlandës iu bashkohet protestave kundër tar...
Pa ujë të pijshëm tash e 30 orë rreth 700 shtëpi në Podujevë
Protesta në Tiranë përpara kryeministrisë, tensione mes prot...
Reagojnë “Plisat” pas dorëheqjes së Bekë Berishës
Mbahet akademia “Flaka e Janarit”/ Kurti: Duhet të përkujtoj...
Macron: Qëndrojmë me Ukrainën dhe Danimarkën, kërcënimet me ...