Sulmuesi i Bayern Munichut, Robert Lewandowski, ka vënë në pikëpyetje procesin e përzgjedhjes së Topit të Artë.
Duke e konsideruar si majën e çmimeve individuale, polaku si shumë nga kolegët e tjerë, është dashur të shikojë nga larg, pasi Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo kanë ndarë çmimin gjatë dhjetëvjeçarit të kaluar.
“Nuk e di pse disa lojtarë marrin vendin e 50, 5 ose 25,” tha ai .
“Vetëm tre vendet e para janë të rëndësishme. Kjo është arsyeja pse vitin e kaluar isha pak … si duhet të them … i tronditur.
“Sepse nëse luani për Bayern Munichun dhe po luani gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve dhe shënoni shumë gola në Bundesligë dhe jeni golashënuesi i dytë në Ligën e Kampionëve …
“Nuk e di se në çfarë vendi isha, por ishte pak qesharake – ndoshta qesharake është fjala e duhur.”
Trump flet për misionin e shpëtimit të pilotit: Shfaqje e ja...
Ministria e Drejtësisë së RMV: Provimi i jurisprudencës jepe...
Irani refuzoi propozimin për armëpushim, vjen menjëherë përg...
Super paraqitje e ‘Krabenit’, FUT kualifikohet në play-off t...
VLEN: Protesta e studentëve po e nxjerr në shesh mashtrimin ...
Universiteti i Tiranës: E drejta për t’u arsimuar dhe për t’...