Robert Lewandowski e ka nisur këtë javë duke u kthyer në Gjermani për t’i dhënë lamtumirën Bayern Munich, duke takuar punonjës të ndryshëm të klubit për t’i falënderuar për mbështetjen e tyre gjatë tetë viteve të tij në Bavari.
Sulmuesi polak nuk u largua me kushtet më të mira, pasi kishte shtyrë për një transferim te Barcelona edhe pse i kishte mbetur edhe një vit nga kontrata e tij me Bayern Munich.
“Isha i trishtuar dhe në një situatë të vështirë”, tha ai për “Sky Sports” gjatë vizitës së tij në Mynih.“Do të jem gjithmonë mirënjohës për atë që fitova dhe përjetova këtu.
I kam falënderuar të gjithë për atë që kanë bërë për mua dhe u kam dhënë dhurata, ka qenë emocionale dhe e vështirë. Javët e fundit ishin të vështira për të gjithë, por nuk do ta harroj kurrë atë që kisha këtu dhe falënderoj tifozët për mbështetjen e tyre.
Tani mund të largohem me ndërgjegje të pastër”, është shprehur sulmuesi polak.
Omani takohet me presidentin Begaj: Faleminderit që jeni gji...
Galatasaray – Juventus, formacionet zyrtare
Aksion i policisë në veri/ Konfiskohen armë, granata dhe emb...
Thaçi nga Haga: E fitova përjetë lirinë, dhe kudo ndodhem at...
“Vëllai im të dua shumë”, Rama telefonon Thaçin në Hagë
Marshimi historik në Prishtinë, “Liria Ka Emër” falënderon ç...