Drejtori sportiv i PSG-së, Leonardo ka konfirmuar se sulmuesi Edinson Cavani, ka kërkuar të largohet këtë muaj.
Uruguaiani ka humbur pozitën në formacionin e parë, andaj dëshiron sfidë të re, transmeton portali arbresh.info.
Që një kohë të gjatë flitet për transferimin e këtij të fundit në Atletico dhe këtë gjë e ka pranuar Leonardo.

“Edinson Cavani ka kërkuar të largohet. Jemi duke studiuar situatën. Kishim një ofertë nga Atletico, por nuk e pranuam”
“Do të diskutojmë më shumë. E dimë situatën, nuk është e lehtë. Jemi duke menduar gjithashtu për zëvendësimin e tij”
Pos Atleticos, ka raportime për transferimin e Cavanit te Manchester United ose Chelsea./arbresh.info
19 vjedhje dhe një grabitje brenda javës në rajonin e Feriza...
Wolves zyrtarisht bie nga Premier League
Zëvendëspresidenti amerikan JD Vance udhëton drejt Pakistani...
Mblidhen disa komisione parlamentare, projektligje të shumta...
Vizita në Emiratet e Bashkuara Arabe, kryeministri Rama ndan...
Çfarë thuhet në raportin e Amnesty International për Kosovën...