Stefan Savic nuk ka qenë në gjendje të kompletojë 90 minuta kundër Bullgarisë.
Mbrojtësi i Atletico Madridit u detyrua të lërë fushën e lojës në minutën e 39-të, për shkak të disa problemeve muskulore në këmbën e majtë.
AS shkruan se lëndimi i Savic nuk është aspak i lehtë, diçka që i ka ndodhur shpesh në të kaluarën dhe se lojtari s’do të paraqitet të hënën kundër Kosovës.
Ai do të kthehet në Madrid për të vazhduar me procesin e rikuperimit.
Kosova dhe Mali i zi përballen në hënën në “Fadil Vokrri” në kuadër të kualifikimeve për “Euro 2020”.
“Dardanët” duhet të djersiten tani shumë më shumë për të arritur kualifikimin në Evropian, pas fitores befasuese të Çekisë mbrëmë kundër Anglisë. /Gazeta Express/
Chiellini e konfirmon se Juventusi nuk do ta transferojë En-...
“S’dua t’i shoh këto gjëra”, Alba e zhgënjyer nga Limi dhe a...
Meriton Korenica fantastik, shënon në derbi ndaj FCSB
Juventus fiton bindshëm në derbi ndaj Napolit
KQZ: Procesi i rinumërimit i heq të gjitha dilemat sa u përk...
Obama reagon pas vrasjes së Alex Pretti: Është një tragjedi ...