Lionel Messi ka pësuar një lëndim të lehtë ndaj Valencias dhe mund të mungojë në ndeshjen e Copa del Rey ndaj Real Madridit.
Barazimi 2-2 ndaj Valencias ka sjell momente hidhërimi te Barcelona, jo vetëm për rezultatin, por edhe për një lëndim të yllit të tyre, Lionel Messi.
Sulmuesi argjentinas u ankua në një lëndim gjatë minutën së 70-të pas një dueli me lojtarin e Valencias, Antonio Lato.
Lato e goditi Messin me gju në kofshën e këmbës së djathtë dhe argjentinasi u detyrua të dalë jashtë fushave për të marr tretman mjekësor.
Megjithatë, argjentinasi u kthye në lojë dhe vazhdoi të luajë deri në përfundimin e ndeshjes.
Por, tanimë kanë filluar të dalin lajmet e para se lëndimi i Messit mund të jetë më serioz sesa duket.
Ky lëndim mund të bëjë që Messi të mungojë në ndeshjen e parë të Copa del Rey ndaj Real Madridit.
Barcelona dhe Real Madridi do të luajnë El Clasicon e parë me datë 6 shkurt (e mërkurë), ndërsa drejtuesit e klubit katalunas shpresojnë në raporte pozitive mjekësore gjatë këtyre ditëve.
Lista e 10 më të votuarve të LDK-së
Top 10-shja e PDK-së me e votuar deri tani për deputetë
Bernie Sanders mbështet protestat në Shqipëri
10 më të votuarit e VV-së sipas numërimit të votave deri më ...
“Të dua motra jem” – Gjesti uron motrën me një surprizë të v...
8 vjet pa Fadil Vokrrin, Legjenda që u bë identitet i futbol...