Sulmuesi i Barcelonës, Lionel Messi është larguar nga skuadra e Argjentinës për ndeshjen kundër Marokut të martën për shkak të një lëndimi.
Messi startoi në disfatën e tyre zhgënjyese me rezultat 3 me 1 ndaj Venezuelas të premten, por i ka konfirmuar stafit mjekësor se është duke pasur dhimbje në ijë pas ndeshjes, transmeton portali arbresh.info.
Pas diskutimeve me doktorin e skuadrës dhe trajnerin Lionel Scaloni është arritur një marrëveshje që të rikthehet në Spanjë dhe do të mungojë në ndeshjen e dytë miqësore gjatë pushimeve ndërkombëtare.
Raportet fillestare sugjeruan se problemi nuk është serioz dhe nuk do të ketë ndikim në rrugëtimin e Barcelonës drejtë titullit.
Superylli pritet të jetë i gatshëm për ndeshjen ndaj rivalit lokal – Espanyolit më 30 mars./arbresh.info/
Foshnjat pa mbrojtje nga diarreja e rëndë, institucionet: Je...
Sonte ndërrohet ora
Trepça nënshkruan kontratë mbi 25 mijë euro për furnizim me ...
Tronditëse: Foshnja 5-muajshe dërgohet pa shenja jete në Urg...
Vidhet një veturë afër aeroportit të Prishtinës, lëshohej pë...
Festa me kokainë dhe ekstazi, momenti kur policia futet në k...