Mesfushori dhe mbrojtësi i majtë i Kosovës, Benjamin Kololli është lënduar dhe pritet që t’i mungojë skuadrës FC Zurich për disa javë.
Këtë e ka konfirmuar me anë të një postimi në Twitter skuadra zvicerane ku ka thënë se Kololli ka pësuar një lëndim që do ta lë atë jashtë fushave për disa javë.“Në ndeshjen si mysafirë kundër FC Lugano, Benjamin Kollolli do të mungojë shkaku i një lëndimi muskulor dhe do të jetë jashtë për disa javë shkaku i këtij lëndimi”, thuhet në këtë postim.
“Shërim të shpejt, Benji!”.
Kujtojmë se Kololli ishte në një formë të mirë këtë sezon për Zurichun, ku kishte shënuar disa gola dhe bërë disa asistime./eo
Kurti viziton zyrtarët policorë për Vitin e Ri: Përkushtimi ...
Basha vizitoi institucionet që kujdesen për sigurinë dhe ren...
Bekimi i Vitit të Ri, dy vajza janë bebet e para të 2026-ës,...
Lotina dhe Mozziku e presin Vitin e Ri bashkë
Moska nxjerr pamjet e sulmit ndaj rezidencës së Putin
6 të lënduar nga mjetet piroteknike, njëri prej tyre rëndë