Danny Welbeck është ende duke u mbajtur në spital derisa Arsenali pret të zbuloj nivelin e plotë të lëndimit të tij të tmerrshëm në kyç të këmbës.
Welbeck ishte larguar nga fusha menjëherë pas dëmtimit të tmerrshëm të kyçit të këmbës së djathtë gjatë ndeshjes në Evropa Ligë kundër Sporting Lisbonit, transmeton portali arbresh.info.
Dhe, specialistët duan që Welbeck të qëndrojë i shtrirë deri të hënë derisa ata po përpiqen për të vendosur se si të përballen me problemin.
27-vjeçari duhet të pres deri në 72 orë para se të mësojë për sa gjatë do të qëndrojë jashtë fushe.
Por, ka pasur frikë tashmë që sezoni i tij ka përfunduar ndërkohë që sulmuesi i famshëm ka kontratë të vlefshme deri gjatë verës.
Në një deklaratë të lëshuar në faqen zyrtare, Arsenali shkruan:
“Danny vazhdon të jetë në spital dhe do të vazhdoj adresimin. Një përditësim tjetër do të rregullohet gjatë 72 orëve të ardhshme”

Fakti që sulmuesi problem nuk është duke u liruar është një indikacion se sa serioz mund të jetë problemi./arbresh.info/
Faton Peci: Ne ndërtojmë ura!
Banorët e ‘Brigadës 153’ në Hajvali përballen me...
Konjufca viziton Odën e familjes Berisha në Siqevë, merr mbë...
Blerim Sallahu takohet me Etem Zejnelin: Shembull i përkusht...
Ukrainë: Një fëmijë në mesin e tre të vrarëve si pasojë e su...
Milani në kërkim të përforcimeve në mbrojtje, tre emra në li...