Leipzig ka arritur ta mposht Sportingun me rezultat 2 – 1 në kuadër të raundit të shtatë në Ligën e Kampionëve.
Vendasit nisën shumë mirë ndeshjen ku realizuan me Seskon në minutën e 19-të, shkruan Arbresh.info.
Gjermanët shënuan një tjetër gol në minutën e 32-të por kësaj radhe u anulua për pozicion jashtë loje.
Sportingu synonte barazimin me çdo kusht dhe këtë e arriti 15 minuta para fundit kur realizoi Gyokeres.
Por barazimi zgjati vetëm pak pasi tre minuta më vonë, Poulsen shënoi golin e dytë që e riktheu epërsinë.
Kjo është fitorja e parë e gjermanëve në këtë edicion dhe tashmë janë në pozitën e 30-të, kurse Sportingu pas kësaj disfate ngec dhe mbetet e 19-ta me 10 pikë./Arbresh.info
Paralajmërimi i ambasadës së SHBA-së, MIA: S’ka informacione...
“Do ngremë kompaninë publike për naftën”, Rama: Do të futemi...
48-vjeçari shqiptar dënohet me 25 vjet burg për trafikim dro...
Oferta të ndryshme për Lewandowskin, ndër to edhe Barça
Furnizoi me naftë avionët amerikanë, Irani paralajmëron Bull...
Familjarët mbushin gjykatën në Greqi për tragjedinë e rëndë ...