Dani Olmo ka qenë një nga prioritetet e Barcelonës për ta përforcuar repartin ofensivë.
Sulmuesi anësorë ka dalë nga akademia e klubit blaugrana, por është rritur dhe zhvilluar te Dinamo Zagreb para se të kalonte në Bundesliga te RB Leipzig.
Gjiganti katalunas, Barcelona ka kërkuar rikthimin e tij në Camp Nou, por nuk është pranuar oferta e tyre.
E përditshmja kataluanse Mundo Deportivo ka raportuar se Barcelona ka provuar me një ofertë në minutat e fundit për Olmon.
Barça kishte ofruar 58 milionë euro për shërbimet e spanjollit, por kjo ofertë është hedhur poshtë.
Gjithnjë sipas mediumit në fjalë, Leipzig ka refuzuar ofertën për arsye se nuk ka pasur kohë për ta gjetur zëvendësuesin e tij.
Gjithsesi Barcelona do të tentojë në janar përsëri të nënshkruajë me reprezentuesin spanjoll. /Telegrafi/
Arrestohet në Graqanicë një person i dyshuar për vjedhje në ...
Rama publikon pamjet e xhamisë së rikonstruktuar të Ballies ...
Frika nga lufta në Ballkan, Kosova më pak e shqetësuar se ve...
Arrestohet 26-vjeçari i dënuar me 3 vite burg
Misteri i orëve të fundit të Epstein, dokument i ri ngre pik...
Horoskopi i datës 9 shkurt