Manchester United ka barazuar kundër Aston Villas, ndërsa Leicester City në fund të ndeshjes ka mposhtur Evertonin.
“Djajtë e Kuq” zhvilluan një ndeshje mjaftë të mirë, mirëpo ndeshja përfundoi me rezultat të barabartë 2 – 2, transmeton portali arbresh.info.
Golin e parë e shënuan mysafirët në minutën e 11-të me anë të Jack Frealish, ndërsa në minutën e 42-të u barazua rezultati nga Tom Heaton i cili shënoi autogol, rezultat me të cilin përfundoi pjesa e parë.
Ndërsa në pjesën e dytë ishin vendasit që shënuan të parët fal Victor Lindelof në minutën e 64-të, por pas katër minutave shifrat u barazuan nga Tyrone Mings, me këtë rezultat përfundoi ndeshja.

Nga ana tjetër Leicester City në minutat shtesë fitoi dramën kundër Evertonit me rezultat 2 – 1.
Richarlison në minutën e 23-të i dha epërsinë mysafirëve, rezultat me të cilin skuadrat shkuan në pushime. Në pjesën e dytë ylli i skuadrës vendase, Jamie Vardy barazoi shifrat në minutën e 68-të, ndërsa në minutat shtesë të pjesës së dytë Kelechi Iheanacho shënoi golin e fitores.
Leciester mbetet në vendin e dytë me 32 pikë, 8 me pak se lideri Liverpool, ndërsa Everton renditët në vendin e 17-të me vetëm 14 pikë.
Nga ana tjetër Manchester United është në vendin e nëntë me 18 pikë kurse Aston Villa në vendin e 15-të me 15 pikë./arbresh.info.
56 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
Kallas: SHBA dhe Evropa duhet të qëndrojnë të bashkuara
Angela Martini rrëfen ‘puthjen’ me Donald Trump dhe divorcin...
Libohova tërheq turistë edhe në dimër, vizitorët kërkojnë të...
Sulm fizik gjatë një ahengu në Leposaviq, viktima dërgohet p...
24 vjet nga lirimi i Albin Kurtit nga burgu i Nishit