Ronaldo ka dhënë vendimin e tij mes pyetjes së shumë dëgjuar: Cili është më i mirë, Cristiano Ronaldo apo Lionel Messi?
Messi dhe Ronaldo kanë fituar të dy dhjetë Topat e Artë të fundit (secili nga pesë), transmeton portali arbresh.info. Të dy janë në Kampionatin Botëror të këtij viti dhe kanë shanse për t’i shtuar një tjetër çmim madhështor karrierës së tyre.
Dhe, ish ylli i Brazilit – Ronaldo, i cili ka fituar Kampionatin Botëror në vitin 2002, ka dhënë mendimin e tij kur është pyetur nga ‘Bild’ rreth dyshes së famshme.
“Me qëndrimin e tij të jashtëzakonshëm, me mentalitetin e tij të jashtëzakonshëm fitues, Cristiano Ronaldo është një lojtar unik”, ka thënë fillimisht Ronaldo.
“Por, unë e pranoj që Lionel Messi i shton edhe më shumë magji futbollit. Dhe, me driblimet e tij, me formën e tij kompetitive të të luajturit futboll, ai gjithmonë krijon situata befasues kur sulmon”
Ronaldo, tani si një 41 vjeçar, u largua nga futbolli në vitin 2011, por luajti Kampionatin Botëror të fundit në vitin 2006./arbresh.info/
BE me hezitime për heqjen e masave ndaj Kosovës para zgjedhj...
Sergio Ramos luan ndeshjen e fundit në Meksikë, tani i lirë ...
Koha e duhur për municione? Kosova futet në lojë
Policia arrin t’i arrestoj dy të dyshuar në Gjilan, në filli...
Rekomandimi i “Travel and Tour World”: Vizitoni Shqipërinë g...
Më shumë diell, më pak shi – Parashikimi i motit për p...