Ish-futbollisti i njohur francez, Bixente Lizarazu, të hënën ka theksuar se sulmuesi i Real Madridit, Kylian Mbappe, nuk është duke e kaluar formën më të mirë të tij.
Lizarazu ka thënë se Mbappe nuk është i njëjti siç ishte në vitin 2022 te Paris Saint-Germaini.
“Ai është ende një golashënues shumë i mirë, një lojtar shumë i mirë padyshim, por ai nuk i tremb mbrojtësit si më parë. Ndoshta ai është më pak i qetë se zakonisht, më i tensionuar sepse vetëm ngadalë po gjen versionin më të mirë të futbollit të tij. Mbappe nuk është më aq shpërthyes dhe i vendosur sa dikur. Ai nuk është aq i frikshëm sa më parë”, ka deklaruar Lizarazu, shkruan “Mundo Deportivo”.
Mbappe në afatin kalimtar të kësaj vere u transferua si futbollist i lirë te skuadra e Real Madridit nga PSG-ja./ge
Qindra të evakuuar pasi një zjarr përfshiu një klub nate në ...
Kjo është harta e Kosovës ku shënjohen 103 masakrat e viteve...
Ky është parashikimi i motit për ditën e hënë
Nis mbushja e gropës në rrugën “Don Shtjefën Kurti”, R...
Shembja e rrugës, Oda e Inxhinierëve: Moszbatim i plotë i li...
Kurti viziton Kombëtaren para finales: Përmes jush kemi mund...