Trajneri i ardhshëm i Liverpool-it mund të jetë Arne Slot, i cili tani konsiderohet se është në “pole position”.
Legjenda e “The Reds” Jamie Carragher në një prononcim të fundit në media është shprehur kundër këtij vendimi të ish-klubit të tij, ndërsa theksoi se do të preferonte Thomas Tuchel përpara Slot për të marrë drejtimin e skuadrës pas largimit të Jurgen Klopp.
“Unë do t’i kisha kushtuar më shumë vëmendje një trajneri si Thomas Tuchel, i cili u përball dhe ka mundur Pep Guardiola-n në një test vendimtar, pra në finalen e Champions League në krye të Chelsea-t. Tuchel pasoi Klopp në Mainz dhe Borussia Dortmund dhe bëri mirë. Te Bayern Munich ai nuk ka ecur shumë mirë këtë sezon, por ju duhet vetëm të shikoni Carlo Ancelotti-n dhe Unai Emery-n për të kuptuar se si trajnerët më të mirë në botë gjithmonë kalojnë pengesa të tilla. Nëse një tjetër klub anglez do të nënshkruante me Tucheli-n, unë besoj se ai do të përmirësohej ndjeshëm, por ndjenja ime është se Liverpool-i nuk dëshiron një trajner me reputacion për të debatuar dhe shkaktuar probleme”-tha fillimisht ish-futbollisti.
Më tej ai shtoi se më mirë do të preferonte një trajner që është mësuar të fitojë, pavarësisht se mund të jetë i vështirë për t’u menaxhuar sesa ditë që nuk ka përvojën e duhur.
“Unë do të preferoja një trajner që është mësuar të fitojë dhe që mund të jetë i vështirë për t’u menaxhuar sesa një trajner që mund të jetë i lehtë për t’u menaxhuar, por ende ka gjithçka për të provuar. Shqetësimi im kryesor është ky: a do të shkojë Slot në Angli gati për t’u përballur me Guardiola-n në Premier League dhe Champions League?”-deklaroi Carragher./SS
Neymar operohet me sukses, synimi i tij i vetëm është pjesëm...
Aksident me vdekje në Tepelenë-Memaliaj, humb jetën 45-vjeça...
Durmishi: Rrugët në brezin kufitar po rrisin sigurinë dhe zh...
Salah vendimtar, Egjipti fiton me rikthim ndaj Zimbabwes në ...
“Jemi takuar në një kafene”, Edi flet për njohje...
Festimet me fishekzjarre për zgjedhjet lokale shkaktojnë 18 ...