Aziz Salihu sot e ka anuluar një konferencë për media, të cilën e kishte ftuar për t’i treguar opinionit se nuk po mund ta organizojë një turne ndërkombëtar të boksit shkaku i Ministrisë së Sportit, e cila ende nuk ia ka dhënë mjetet për ta mbajtur turneun.
Mirëpo, ish boksieri i famshëm teksa po bëhej gati për të shkuar në takim me gazetarë, gjendja shëndetësore e tij është përkeqësuar, me ç’rast me urgjencë është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) për tretman mjekësor.
“Azizi është në emergjencë. Është sjell me urgjencë, pasi ka pësuar sulm në pankreas dhe në lukth. Azizi thotë se këtë e ka nga nervozizmi dhe maltretimi që i është bërë nga Ministria e Sportit, nga sekretari i saj dhe drejtori i Departamentit të Sportit, në përpjekje për t’i marrë mjetet për organizmin e turneut ndërkombëtar të boksit”, deklaroi për “Zërin” miku i Aziz Salihut, Cenë Pushkolli, i cili është nënkryetari i Klubit të Boksit Prishtina.
“Doktorët e kanë këshilluar Azizin që të qëndrojë së paku tri ditë në spital derisa gjendja e tij të përmirësohet”, theksoi Pushkolli.
Nesër përfundon rinumërimi i votave
Specialja shtyn për 27 shkurt fillimin e gjykimit ndaj Thaçi...
FSK-ja i bashkohet kërkimeve për një person të humbur në lum...
Mbappé i ashpër pas humbjes në Lisbonë: Kjo nuk është skuadë...
Kurti bëri homazhe në vendin ku u vra 15-vjeçari Gazmend Bra...
Vërshimet e janarit, AME evakuoi 42 persona dhe pati mbi 1 m...