Skuadra e inkuadruar këtë sezon në Premier League, Leeds United ka befasuar Evertonin duke e mposhtur me rezultat minimal 1-0.
Vendasit kontrolluan ndeshjen nga minuta e parë dhe ishin në kërkim të golit më shumë se skuadra e Evertonit, shkruan Arbresh.info.
Pjesa e parë u mbyllë pa gola, derisa realizimi erdhi gjatë pjesës së dytë saktësisht në minutën e 84-të të sfidës.
Penalltinë e fituar në gol e konkretizoi Nmecha, për t’i dhënë epërsinë dhe në fund fitoren skuadrës së tij Leeds United.
Kështu ata siguruan tri pikët e para dhe e nisën në mënyrë mbresëlënëse edicionin e ri. Ndeshjen e radhës ata përballen me Arsenalin në “Emirates Stadium”.
Ndërkohë Evertoni pikët e para do t’i kërkojë në shtëpi ndaj Brightonin javën e dytë./Arbresh.info
Krimi për hakmarrje, portugezi merr dënim të përjetshëm për ...
Fryhen çmimet e naftës pasi Irani refuzoi bisedimet e drejtp...
Mbi 5000 izraelitë të plagosur që nga fillimi i luftës me Ir...
Historia po shkruhet: Kosova dhe Shqipëria, drejt Kupës së B...
Sot vazhdon gjykimi ndaj Naim Murselit dhe të tjerëve të aku...
Moti sot në Kosovë