Mbrëmjen e sotme (e shtunë) do të zhvillohet ndeshja e ashtuquajtur “Loja e Yjeve”.
Takimi zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë duke filluar nga ora 20:00, shkruan portali arbresh.info.
Përveç yjeve në botën e futbollit si Granit Xhaka dhe Milot Rashica, në këtë ndeshje humanitare do të jenë të pranishëm edhe disa nga figurat që në të vërtetë janë edhe yje në mbarë trojet shqiptare.
Derisa kanë mbetur edhe më pak se dy orë para fillimit të ndeshjes, disa nga fanellat e yjeve tanë janë shfaqur.
Djali i legjendës Fadil Vokrri, Gramos Vokrri do të bartë numrin 9 dhe Granit Xhaka numrin e tij të preferuar 34.
Sa i përket skuadrës së Rashicës, i cili do të bartë numrin 11, Ledri Vula do të bartë numrin 10 dhe emri i tij mbi numër është Ledrinho.
Arbresh.info do t’iu mbajë të informuar në kohë reale rreth kësaj ndeshje të organizuar nga Komuna e Prishtinës dhe FFK-ja./arbresh.info/

Parashikimi i motit për të premten
Trump: Irani më mirë të mos i detyrojë të paguajnë anijet që...
NASA: Artemis II drejt kthimit në shtëpi, ekuipazhi do të zb...
Rutte: Vendet aleate të ngadalta në mbështetje të SHBA-së pë...
Muriqi tregon nëse do të pensionohet nga Kombëtarja e Kosovë...
Graçanica ankohet se iu hoqën flamujt serbë me vendim të min...