Klubi i ri në Serie A, Benevento është në negociata për të nënshkruar mesfushorin e Pescaras, Ledian Memushajn dhe sulmuesin e Napolit, Leonardo Pavoletti.
Kjo do të jetë eksperienca e tyre e parë në ligën më të madhe të vendit, vetëm disa vite pasi filluan eksperiencën e tyre në Serie B, transmeton portali arbresh.info. Bazuar në ‘Sky Sports Italia’, skuadra e Napolit është në bisedime me Pescaran për mesfushorin e kombëtares së Shqipërisë, Ledian Memushaj.
“Delfinët” janë në gjendje të lejojnë atë të largohet në formë huazimi duke përfshirë në marrëveshje obligimin për blerje në fund të sezonit. Megjithatë, Benevento është duke u përballur me një garë të fortë edhe nga skuadra franceze, FC Sion.
Ndërkohë, gazeta ‘Il Mattino’ sugjeron që Benevento ka kërkuar edhe sulmuesin qendror, Pavoletti.
Ai ishte transferuar nga Genoa në muajin janar për 18 milionë euro, por nuk ka pasur ndonjë ndikim te skuadra në Stadio San Paolo.
Udinese, Spal, Sassuolo dhe Hellas Verona janë gjithashtu të interesuara në huazimin e Pavolettit, por paga e tij duket të jetë problemi./arbresh.info
Pensionisti proteston para Kuvendit: 43 vjet punë, prej 201...
Lista Serbe nuk do ta përkrahë Qeverinë e re të Kurtit
Abdixhiku: LDK-ja shpreh gatishmëri për bashkëpunim instituc...
Hamza para deputetëve: PDK do të jetë gardiane e Kushtetutës...
Kurti prezanton kabinetin qeveritar, këta janë emrat
Kurti: Në mandatin e ardhshëm do të ketë dyfishim të shtesav...