Rafael Leao është një nga mungesat kryesore të Milanit, edhe pse jo i vetmi. “Ylli” portugez u mungon kuqezinjve prej 11 nëntorit, kur pësoi një tërheqje muskulore në transfertën me Leccen.
Stefano Pioli shpreson ta ketë të gatshëm për duelin e fundjavës: transfertën e vështirë në Bergamo përballë Atalantës (9 dhjetor), por Leao nuk kërkon të nxitohet.
“Ndihem mirë. Nuk është një dëmtim serioz, por nuk duhet të rrezikoj. Po punoj bashkë me mjekët për të shmangur rrezikun, pasi kampionati është i gjatë.
Unë ndihem mirë, nuk ndjej dhimbje. Po përpiqem të rikthehem në formën time 100% për të ndihmuar shokët e skuadrës. Shpresoj të rikthehem sa më shpejt.
Titulli? Po, besojmë. Kampionati është shumë i gjatë”, u shpreh 24-vjeçari.
Leao ka shënuar 4 gola dhe ka dhuruar 4 asisteve në Serie A dhe Champions League këtë sezon./ss
Si të bëni gjumë të rehatshëm
Tri mënyrat më të mira për t’i larguar dhimbjet e djegies ng...
Sarr largohet nga Chelsea, kthehet në Francë për të rigjetur...
Trump: Komentet e Kamala Harris për luftën në Gaza pasqyrojn...
Kurti u uron suksese sportistëve nga Kosova që po marrin pje...
Policia e Tropojës: Kemi kërkuar helikopter për të nxjerrë t...