Mjeku i Lazios, Dabio Rodia ka konfirmuar se klubi ka “disa dyshime” pasi që testet e UEFA-së treguan 19 raste me Covid-19 para se skuadra italiane udhëtojë për t’u përballur me Club Brugge në Belgjikë
Ndeshja e Ligës së Kampionëve në Belgjikë pritet që të startojë në orën 21, por 12 lojtarë kanë mbetur në Romë dhe ende nuk ka një deklaratë zyrtare se pse.
“Sa për portokolin e UEFA-së, skuadra ka bërë testet dhe ka marrë masat anti-Covid dy diotë para ndeshjes”, tha Dr Rodia për Lazio Style Radio.
“Në testet e së hënës, disa situata u paraqitën. Për të mbrojtur të tjerët, klubi vendosi që rastet e dyshimta të vetizolohen menjëherë në shtëpitë e tyre”.
“Pas pak ditëve, ne do të bëjmë teste të tjera që do ta qartësojnë situatën. Klubi do të ndjek portokollin e UEFAsë dhe do të lë këta lojtarë në shtëpi, pavarësisht se kemi disa dyshime për këto rezultate”.
“Të tjerët janë të gjithë mirë, ne jemi optimist se ata do të jenë gati për ndeshje”.
Përveç Lazio edhe Interi ka pasur një debat të ashpër me UEFAnë javën e kaluar kur Achraf Hakimi u detyrua të mos luajë kundër Borussia Dortmund për shkak të testit COVID-19.
Duket se testi i UEFA kishte një ngarkesë të ulët virale, aq të madhe saqë dy testet e tjera të bëra në dy ditë rezultuan negativ.
Hakimi u tha se kishte test “fals” pozitiv dhe Lazio tani është e shqetësuar se e njëjta gjë mund t’i ndodh edhe asaj.
Testet e UEFA-së bëhen në disa laboratorë në Serie A dhe duket se janë më të ndjeshëm, apo të prirë për gabime. /GazetaExpress/
Mbi 44 mijë vetura u importuan më 2025, të përdorurat më të ...
Televotim në Big Brother: Brikena dhe Gimbo “kokë më kokë” p...
Rama: Bllokimi i përkohshëm i TikTok-ut solli masa për mbroj...
Vetura e policit të Lezhës hidhet në erë me tritol
Adem Jashari në krye, OVL-UÇK përkujton të gjithë dëshmorët ...
Kurti: Dita e dytë e takimit tërëditor të kabinetit qeverita...