Lautaro Martinez ishte protagonisti kryesor i fitores së Interit kundër Salernitanës. Sulmuesi zikaltër arriti të shënonte 3 gola dhe të prishte tersin që e përndiqte. Ai thotë se i mungonte shumë ky moment, por e pranon që ishte shumë nervoz gjatë kësaj kohe.
“Na mungonte shumë fitorja dhe goli. Shënuam 5 dhe jemi shumë të lumtur. Në aspektin personal kam pasur një periudhë të vështirë. Sulmuesit jetojnë për gola dhe skuadra kishte nevojë.
Unë kërkoj gjithmonë të jap maksimumin. Zbrita në fushë me shumë dëshirë dhe inat për të shënuar. Tani është një moment i rëndësishëm i sezonit”, ka thënë argjentinasi.
Në fund ka edhe një mesazh për skuadrën, të cilës i bën apel që të mos shkojë si e mundur në Liverpul, por të tentojë përmbysjen: “Besojmë tek përmbysja. Të rikuperojmë energjitë dhe të luajmë për tu kaulifikuar”, ka thënë Lautaro.
A funksionon vërtet vitamina C për trajtimin e ftohjeve?
Imzot Arjan Dodaj: Të ecim me gëzim dhe shpresë përballë çdo...
Përfundon stinori vjeshtor në Shqipëri, Egnatia në krye të t...
Përmirësohet cilësia e ajrit në Prishtinë
Një i vdekur dhe 10 të plagosur nga një sulm rus
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim