Barcelona dëshiron me patjetër të transferojë sulmuesin e Inter, Lautaro Martinez në fund të sezonit.
Sipas Calciomercato, Barcelona e sheh Martinez si zëvendësimi adekuat i Luis Suarez, pasi Ousmane Dembele vazhdon me lëndime të shpeshta, transmeton portali arbresh.info
Francezi ka pësuar lëndim tjetër muskulor dhe do mungojë për gjashtë muajt e ardhshëm.
Nga ana tjetër, Martinez vazhdon të jetë në formë të mirë me “Neurazurët”, gjë që ka bërë të këtë vëmendjen e kampionit të Spanjës.

Thuhet se argjentinasi fiton rreth 1.5 milionë euro në sezon te gjiganti italian, ndërsa kontrata e tij skadon në vitin 2023.
Barcelona për ta transferuar 22-vjeçarin duhet të paguajë klauzolën e cila është 111 milionë euro.
Në garë për Martinez mbetet edhe Manchester City./arbresh.info.
Bien çmimet e derivateve në Shqipëri
Çfarë çoi në ‘përplasjen’ midis kancelarit të Gjermanisë dhe...
Haxhiu bën homazhe në Bukosh dhe te shtatorja e heroit Besim...
Moti sot me diell, temperaturat arrijnë në 17 gradë
Barcelona fiton në fund ndaj Osasuna dhe forcon kreun në LaL...
Grenell reagon pas vendimit të Trump për reduktim të trupave...